Kërkesat tona

Tetë pika. Asnjë kompromis.

Ne kemi tetë kërkesa të qarta dhe të matshme — politike, ligjore dhe institucionale — që çdo qeveri që respekton qytetarët mund t'i përmbushë.

  1. 01

    Dorhëqje pa kushte e qeverisë

    Dorhëqje e menjëhershme dhe pa kushte e qeverisë Rama, si reagim ndaj korrupsionit sistemik dhe shkeljes së interesit publik.

  2. 02

    Qeveri teknike

    Krijimi i një qeverie teknike të pavarur që drejton vendin deri në zgjedhjet e radhës parlamentare.

  3. 03

    Reformë e kodit zgjedhor

    Kalim në një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, që qytetari të zgjedhë drejtpërdrejt përfaqësuesin e tij.

  4. 04

    Luftë reale kundër korrupsionit

    Hetim dhe ndjekje penale e korrupsionit në nivelin më të lartë — pa imunitet, pa privilegje.

  5. 05

    Statusi i investitorit strategjik — i shfuqizuar

    Shfuqizim i ligjit dhe i kuadrit nënligjor që u jep koncesione, toka publike dhe privilegje fiskale 'investitorëve strategjikë'.

  6. 06

    Shfuqizim i Paketës së Maleve

    Anulim i plotë i ligjit dhe akteve të Paketës së Maleve që hap zonat malore për ndërtim dhe shfrytëzim privat.

  7. 07

    Mbrojtja e zonave të mbrojtura

    Anulim i ndryshimeve të fundit në Ligjin për Zonat e Mbrojtura që dobësojnë mbrojtjen e parqeve dhe rezervave natyrore.

  8. 08

    Mbrojtja e trashëgimisë kulturore

    Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore që mundësojnë privatizimin dhe ndërhyrjet në monumentet historike.