Protestë për një Shqipëri të re.
Bashkohu protestës paqësore në qendër të Frankfurtit — kundër klasës politike të korruptuar, për dorëheqjen e qeverisë Rama, për drejtësi, për mbrojtjen e maleve dhe bregdetit, për një Shqipëri ku ligji vlen për të gjithë.
E shtunë · Rößmarkt Frankfurt
- Kur
- E shtunë, 4 korrik 2026 · ora 19:30
- Ku
- Rößmarkt, 60311 Frankfurt am Main
- Kohëzgjatja
- Tubim paqësor · sillni flamuj e pankarta
Udhëzime për arritjen te Rößmarkt
Me tren nga Hauptbahnhof
Nga Frankfurt Hauptbahnhof merr S-Bahn (S1–S9) ose U-Bahn (U4, U5) deri te 'Hauptwache' — 2 stacione (~4 min). Nga Hauptwache, Rößmarkt është ~3 min në këmbë përmes zonës për këmbësorë. Ecje direkte nga Hauptbahnhof: ~15 min. Bileta: zona 50 (RMV).
Me U-Bahn / S-Bahn
Stacionet më të afërta janë 'Hauptwache' (U1–U3, U6–U8, S1–S9) dhe 'Willy-Brandt-Platz' (U1–U5, U8). Nga të dyja, Rößmarkt arrihet për 3–7 min në këmbë.
Parkim me makinë
Parkingjet më të afërta (të paguara, shpesh të zëna të shtunave): Parkhaus Börse (Meisengasse 1), Parkhaus Junghof (Junghofstraße 11) dhe Parkhaus Hauptwache. Rekomandojmë fuqishëm transportin publik — qendra ka pak hapësirë parkimi.
Çfarë të sjellësh
Flamurin shqiptar, pankarta paqësore, ujë dhe veshje sipas motit. Pa simbole partiake.
Protestë paqësore, jo politike.
Organizuesit e këtij grupi nuk përkrahin asnjë thirrje antisemite, islamofobe, gjuhë urrejtjeje, dhe asnjë formë diskriminimi.
Si zhvillohet protesta
- 01
Protestë jo politike. Pa flamuj partiakë, pa thirrje partiake.
- 02
Pa dhunë, pa gjuhë urrejtjeje, pa diskriminim — në asnjë formë.
Çfarë kërkojmë
- 01
Dorhëqje pa kushte e qeverisë Rama.
- 02
Qeveri teknike deri në zgjedhjet parlamentare të radhës.
- 03
Sistem proporcional kombëtar me lista të hapura — ndryshim i kodit zgjedhor.
- 04
Luftë e vërtetë kundër korrupsionit.
- 05
Shfuqizim i statusit dhe i kuadrit ligjor për investitorët strategjikë.
- 06
Shfuqizim i Paketës së Maleve.
- 07
Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
- 08
Anulim i ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Frankfurt del në shesh.
Bashkohu grupit lokal në WhatsApp për të marrë datën, vendin e tubimit dhe njoftime të menjëhershme.
Lidhja e WhatsApp grupit hapet në një faqe të re